Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Al-Khelaifi: Mbrëmje magjike, t’i shkojmë deri në fund Championsit

PSG fitoi 1-4 në Spanjë përballë Barcelonës, rezultat që i siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League. Raund ku do të sfidojë gjermanët e Borussias së Dortmundit, me të cilët ekipi i Luis Enriques u ndesh edhe në fazën e grupeve.

Francezët fituan 2-0 në “Parc des Princes”, ndërkohë që dueli i luajtur në “Signal Iduna Park” përfundoi në barazim 1-1.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi e shijoi në maksimum përmbysjen e djemve të tij dhe kualifikimin mes katër skuadrave më të mira të kontinentit të vjetër.

Lexo edhe:

Arritje madhështore. E prisnim prej kohësh këtë moment. Jemi një klub i madh dhe duam të mbërrijmë sa më larg të jetë e mundur. Zhvilluam një ndeshje të mrekullueshme përballë Barcelonës.

E kam kritikuar shumë skuadrën, por gjithashtu kisha shumë besim dhe e dija që ishim gati për një mbrëmje të tillë”, u shpreh kreu i kampionëve të Francës.

VIDEO/ Përmbysje spektakolare në Montjuic, PSG nxjerr jashtë Barcelonën

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...