Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Al Khelaifi shtyn afatin e ultimatumit për Mbappenë

Afati që PSG i ka vënë dhe Kylian Mbappésë pë të ndarë mendjen për të ardhmen është shtyrë për 31 korrik. Kështu ka vendosur presidenti Nasser Al-Khelaifi, i cili nuk ka ndër mend ta humbasë kampionin francez me parametër zero në verën e vitit 2024.

Ultimatumi fillestar i dërguar nga presidenti parizien u caktua rreth datës 21 korrik, por tashmë palët i kanë dhënë vetes dhjetë ditë të tjera kohë për të zgjidhur situatën.

Kjo të paktën është data e propozuar nga pesidenti i PSG-së. Prandaj, Kylian Mbappé ka ende disa ditë për të vendosur.

Një datë që nuk duhet të jetë surprizë, duke qenë se sulmuesi 24-vjeçar mund të aktivizojë vitin e tretë të kontratës me PSG-në deri më 31 korrik.

Lexo edhe: 

Nëse golashënuesi më i mirë i sezonit të Ligue 1 (2022-2023) i ka komunikuar tashmë klubit qëllimin e tij për të mos rinovuar me anë të një letre që ka shkaktuar një bujë të madhe, situata mund të evoluojë më tej deri në fund të muajit dhe kur të skadojë ky opsion.

Ndërkohë, Reali i Madridit është në pritje të zhvillimeve të reja për të ndërhyrë më pas në momentin e duhur.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...