Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Alonso “hidhëron” rivalët, tregon kur kthehet sulmuesi

Që nga momenti i mbërritjes së tij te Bayer Leverkuseni verën e kaluar, pas aventurës së tij tek Union Saint-Gilloise, Victor Boniface u tregua menjëherë vendimtar për fatin e skuadrës së Xabi Alonso.

Në fakt, deri para shfaqjes së problemit fizik në aduktor në fillim të vitit 2024, nigeriani arriti të bëjë 23 paraqitje, me 16 gola dhe 8 asistime. Një faktor nga çdo këndvështrim.

Aq sa, me dëmtimin e tij, shumë kishin hipotezuar një rënie në performancën e “Aspirinave”. Megjithatë, realiteti i ka hedhur poshtë këto parashikime, duke i dhënë më shumë vlerë punës së trajnerit spanjoll dhe të gjithë kolektivit të kuqezinjve.

Lexo edhe:

Vetë Xabi Alonso dha një lajm të mirë për të gjithë fansat e Bayer Levekusenit dhe një lajm të keq për rivalët e tyre: Victor Boniface është gati të kthehet. Me rastin e konferencës për shtypin në prag të ndeshjes së Eropa League-s, si mysafir ndaj Qarabagut, spanjolli deklaroi:

“Pa dyshim që Viktorit (Boniface) i duhet ende pak stërvitje për t’u rikthyer në gjendjen e duhur, por nëse gjithçka shkon, siç e kemi planifikuar, në fund të marsit, më së voni në fillim të prillit, ai do të jetë sërish në dispozicion. Një pjesë e rëndësishme për ne në këtë pjesë të fundit të sezonit.”

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...