Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Argjentina nuk gabon në Bolivi, Brazili i falet mbrojtësit në minutën e fundit

Argjentina vazhdon marshimin drejt Botërorit të vitit 2026. Kampionët e botës triumfuan pastër në transfertë ndaj Bolivisë me rezultatin 3-0. Një ndeshje e zgjidhur shumë shpejt, me sfidën që nuk pati shumë histori.

Enzo Fernandez dhe Nicolas Tagliafico siguruan 3 pikët që në pjesën e parë me dy golat e tyre. Në pjesën e dytë Argjentina kontrolloi takimin pa ndonjë rrezik të madh, deri në momentin ku Nicolas Gonzales shënoi golin e tretë për “Albiçelestët”.

Lexoni edhe:

Me këtë fitore skuadra e Lionel Scalonit shkoi në kuotën e 6 pikëve pas dy ndeshjeve.

Në ndeshjet e tjera të kualifikueseve, Brazili vuajti shumë në Lima përballë Perusë, por ja doli të marrë tri pikët pas golit të mbrojtësit të PSG, Marquinhos.

Me suksesin në transfertë Brazili ngjitet në vendin e parë me pikë të barabarta me Argjentinën, por me golavarazh më të mirë.

Nga ana tjetër, Uruguai zhgënjeu përballë Ekuadorit, ku u mposht me shifrat 2-1. Pavarësisht se kaluan të parët në avantazh, Uruguai pësoi 2 gola nga Felix Torres, nga një për çdo pjesë, duke e mbyllur në humbje takimin e dytë dhe duke mbetur në kuotën e 3 pikëve.

Vlen për t’u theksuar se me formatin e ri të botërorit që do të aplikohet pas 3 vitesh, do të jenë 6 skuadra nga Amerika e jugut që do të shkojnë në botëror, gjithashtu me vendin e shtatë që do të luajë play-off me një vend nga Oqeania.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...