Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Arsenal pas sulmuesit të Chelseat, kërkon leje për të negociuar

Arsenal ka nisur punën në merkato për të përforcuar organikën e sezonit të ardhshëm. “Topçinjtë” do të tentojnë sërish të rivalizojnë Manchester Cityn, por edhe klubet e tjera për trofeun e Premier League teksa trajneri Mikel Arteta kërkon më shumë opsione në fushë. Një nga objektivat e londinezëve është Kai Havertz.

Gjermani që aktivizohet me Chelsean duket se do të largohet nga Stamford Bridge edhe për shkak të problemeve financiare të Bluve të Londrës. Pas sulmuesit është edhe Real Madrid, por te Arsenal janë duke nxituar që të parakalojnë në këtë garë spanjollët teksa drejtuesit e The Gunners kanë lajmëruar drejtuesit e Chelseat se do të nisin negociatat me lojtarin.

Lexo edhe:

Havertz është në kontratë me Chelsean deri në vitin 2025, ndaj edhe drejtuesit e londinezëve kanë kërkuar leje për të biseduar me 24-vjeçarin. Në sezonin që sapo përfundoi, Havertz ishte një ndër lojtarët më të spikatur te Chelsea duke regjistruar 47 ndeshje ndërsa shënoi nëntë gola dhe një asist.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...