Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ausilio në Londër me mision rikthimin e Lukakut

Ausilio në Londër me mision rikthimin e Lukakut
Ausilio në Londër me mision rikthimin e Lukakut

E ardhmja e Romelu Lukakut do të jetë sërish zikaltër. Janë të bindur jo vetëm sulmuesi belg, por edhe drejteusit e Interit, që duan ta sjellin futbollistin nën urdhrat e Simone Inzaghit që në ditën e parë të grumbullimit.

Zikaltrit janë duke përgatitur strategjinë për të rikthyer Lukakun në Milano dhe pritet që në ditët e ardhshme Ausilio të përfundojë sërish në Londër, këtë herë për t’u paraqitur me një ofertë konkrete për sulmuesin belg.

Bëhet fjalë për huazimin me 10 milionë euro dhe detyrimin e blerjes në fund të sezonit për 25 milionë euro të tjera, në mënyrë që Lukaku të bëhet plotësisht i Interit, për një shifër totale prej 35 milionë eurosh.

Lexo edhe: 

 

Nga ana tjetër, edhe vetë sulmuesi belg është angazhuar personalisht për të ulur rrogën dhe njëkohësisht për të bindur drejtuesit e Chelsea-t që të pranojnë ofertën e Interit, si destinacioni i vetëm i miratuar prej tij.

Me Lukakun, Lautaron e Thuram, sulmi i Interit mund të konsiderohet i kompletuar, teksa i katërti që do të plotësojë repartin do të jetë argjentinasi Correa, i cili nuk ka bindur në dy sezonet e para me fanellën zikaltër.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...