Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

De Rossi nuk ka frikë askënd: Kjo Romë i mund të gjithë…

Roma u kualifikua mbrëmjen e së enjtes në çerekfinalet e Europa League dhe trajneri i verdhekuqve Daniele De Rossi është njeriu i momentit në Itali me paraqitjet fantastike të skuadrës, e cila deri para pak muajsh shihej në një situatë të zymtë. De Rossi ishte shumë i lumtur pas kualifikimit ndaj Brightonit, teksa u shpreh:

Urimet u takojnë djemve që bënë pjesën më të madhe të punës në ndeshjen e parë. Zhvilluam një sfidë ku ishim të vëmendshëm dhe treguam personalitet. Ne mund të kishim bërë më mirë nëse do të përfitonim nga kundërsulmet, por në vend të kësaj ne luajtëm me topa të gjatë.- komentoi trajneri i Romës

Lexo edhe:

Më tej, Daniele De Rossi foli për shortin e së premtes në Europa League, ku Roma mund të gjejë kundërshtarë të tillë si: Milan, Liverpool, apo Bayer Leverkusen:

“Tashmë kemi pasur dy ture të vështira dhe jemi gati të përballemi me të gjithë. Askush nuk do të jetë i lumtur të përballet me Romën.-mbylli deklaratën e tij tekniku italian.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....