Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dha asistin perfekt për Lautaron, vetëm tre lojtarë me notë më të lartë se Asllani

Kristjan Asllani konfirmohet pjesë e rëndësishme e një Interi që po “fluturon” pa ndalim drejt titullit të 20-të në Serinë A. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare koleksionoi një tjetër ndeshje si titullar dhe ç’është me rëndësishme edhe si protagonist me asistin perfekt për Lautaro Martinezit në rastin e golit që zhbllokoi takimin.

Asllani la fushën në minutën e 55-të, i zëvendësuar nga Barella, lëvizje që ka të bëjë më shumë me rotacionin që po aplikon Inzaghi, duke pasur parasysh që të mërkurën zikaltrit luajnë të mërkurën ndeshjen e prapambetur me Atalantën.

Lexo edhe:

Kristjan Asllani është vlerësuar nga “Sofascore” me një notë të lartë, 7.7. Vetëm tre lojtarë të Interit, Lautaro (8.6), De Vrij (8.3) dhe Frattesi (8.0), autorë të katër golave të zikaltërve, janë vlerësuar me nota më të larta se shqiptari.

Pritet që Asllani të marrë minuta edhe në ndeshjen me Atalantën, pasi Inzaghit i duhet të ekonomizojë forcat në këtë pjesë shumë të rëndësishme të sezonit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...