Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“E dija forcën e Inter se e ka mundur Milanin në shumë derbi”, Calhanoglu: Doja sfidë të re!

Një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së kaluar ishte edhe transferimi me parametër zero i Hakan Calhanoglu nga Milan te Inter. Turku, edhe pse duke njohur rivalitetin mes dy klubeve, nuk e pati problem t’i bashkohej pjesës tjetër të qytetit ndërsa së fundmi është shprehur se është i lumtur që tashmë është pjesë e zikaltërve. Fantazisti shton se e dinte forcën e Inter duke qenë se në shumë derbi kur ishte me fanellën e Milan, kishte dalë i mposhtur nga përballja me ta.

“E dija që Inter ishte një skuadër e fortë, kjo edhe sepse ata kanë fituar shumë derbi kundër Milanit ku isha unë. Fitonin shumë më shumë se kuqezinjtë dhe kështu mendova se Inter do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer.

Unë Milanin e respektoj, kam një raport shumë të mirë me të gjithë personat në klub. Por, kisha nevojë për një sfidë të re dhe këtë vendim e mora së bashku me familjen. Jam i lumtur që tashmë jam te Inter, një klub i madh dhe që në sezonin e kaluar fitoi titullin”, u shpreh Calhanoglu.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...