Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

ELITE SHOW/ Gjançi: E vërteta e shitjes së Franklin, gati 3-4 transferime të tjera

Në një lidhje direkte me emisionin “ELITE SHOW”, – çdo të hënë në SportNews (21:00) nën moderimin e Gjergji Stefës, drejtori sportiv i Skënderbeut, Ardi Gjançi komentoi shitjen e Franklin tek Astana si edhe ecurinë e ekipit korçar, që po bën shumë mirë këtë edicion.

Lojtari gjatë verës ishte në kontratë me Turbinën. Dhe kishte dalë në stërvitje me Flamurtarin. Ndeshja miqësore nuk ka lidhje, ishte rastësisht miqësorja. Unë atë lojtar e dëshiroja. Me presidentin e kisha diskutuar që në qershor. Shfrytëzova mundësinë kur lojtari doli pa kontratë, dhe ne e afruam te Skënderbeu.

Transferimi i Franklin? Në kontratë ka pikë kofidencialiteti, nuk mund të them, por shifrat e shitjes janë të afërta me atë që ka qarkulluar (600 mijë euro). Kemi mbajtur përqindje të kartonit. Fiton edhe Turbina taksë formimi, por edhe akademia ku është rritur në Nigeri. Ndahet mes tyre 5%-i. 

Lexo edhe:

Skënderbeu? Jemi të kënaqur, ecuria e ekipit është evidente. Nuk jemi shumë të surprizuar, sepse kishim besim tek ekipi. Edhe pse shumica e lojtarëve luanin për herë të parë në Superiore.

A mund të shesim ndonjë lojtar tjetër në verë? Jemi duke punuar për 3-4 lojtarë të tjerë, e konfirmoj, por nuk mund të jap detaje të tjera.

Final Four? Te Skënderbeu nuk diskutohet Europa apo UEFA. Duam të marrim pjesë në Final Four, por nuk komentojmë më tepër. Gjërat e tjera nuk janë në dorën tonë.

Dënimi nga UEFA? Janë 10 vite kalendarikë…

Objektivat? Buxheti përcaktohet gjatë verës, edhe nga transferimet e tjera që do të bëjmë. Shitjet shtojnë buxhetin, por të shohim. Të gjithë lojtarët kanë minimalisht kontrata 3-vjeçare”, u shpreh drejtuesi i 8 herë kampionëve të Shqipërisë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...