Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

FOTO/ Larg fushës ndaj Polonisë, Broja, Kumbulla, Laçi dhe Sadiku festojnë triumfin e Kombëtares

Tre nga emrat më premtues të Kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Broja, Marash Kumbulla dhe Qazim Laçi ishin jashtë ndeshjeve kualifikuese të EURO 2024 për muajin shtator, me “kuqezinjtë” që u ndeshën me Republikën Çeke në transfertë dhe Poloninë në “Air Albania”, për shkak të dëmtimeve.

Lexo edhe:

Nëse Broja dhe Kumbulla nuk ishin në listën e trajnerit Sylvinho, pasi janë në fazë rekuperimi, Laçi nga ana tjetër u detyrua të largohej nga grumbullimi.

Ndonëse nuk ishin fizikisht në fushë apo në ekip për këto ndeshje, e veçanërisht në triumfin në shtëpi ndaj Polonisë, tre djemtë “kuqezi” ishin shpirtërisht me ekipin e tyre të “zemrës”.

Të tre lojtarët kanë shfaqur mbështetjen e tyre edhe në rrjetet sociale, me Kumbullën që ishte fizikisht edhe në stadiumin “Air Albania” për t’i ndjekur shokët e tij nga afër.

Festës së ekipit “kuqezi” i është bashkuar edhe sulmuesi që nuk ishte në listë e Kombëtares për këto ndeshje, Armando Sadiku, që po ashtu ka gëzuar në rrjetet sociale për këtë sukses të “shqiponjave”.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...