Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Frikë nga lufta, 19-vjeçari tetovar largohet nga Ukraina

Reshat Ramadani u transferua nga Shkëndija e Tetovës te Dinamo e Kievit, klubi më i madh në Ukrainë, gjatë marsit të këtij viti.

250 mijë euro përfituan kuqezinjtë nga shitja e 19-vjeçarit, i cili luan si mesfushor përpara mbrojtjes.

Lojtari i lindur në Tetovë, ka luajtur me moshat U19, U20 dhe U21 të Maqedonisë së Veriut.

Lexo edhe:

Si Ramadani dhe Justin Lonwijk, mesfushori holandez, janë larguar nga Ukraina pas disa sulmeve me raketa ruse.

Jemi larguar për shkaqe familjare“, kanë deklaruar dy futbollistët e Dinamos së Kievit.

Dy futbollistët nuk do të jenë pjesë e skuadrës në fazën përgatitore që do të nisë me 3 korrik në Austri.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit të Dinamos kanë vendosur ta gjejnë zgjidhjen te huazimet e lojtarit me origjinë shqiptare dhe 23-vjeçarit Lonwijk.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...