Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Gabime idiote”, Ten Hag: Ende nuk e kuptoj si humbën shtatë pikë brenda një jave!

Manchester United nuk ia doli të rikthehej në rrugën e fitoreve as në supersfidën ndaj Liverpool duke i mbyllur 90-minutat e Old Trafford me barazimin 2-2. “Djajtë e Kuq” e nisën keq dhe vuajtën shumë në pjesën e parë ndaj Liverpool, me “The Reds” që shënuan me anë te Luis Diaz.

Megjithatë, në fraksionin e dytë, të besuarit e trajnerit Erik ten Hag përmbysën rezultatin falë Fernandez dhe Mainoo. Por, ashtu siç ka ndodhur në tre ndeshjet e fundit (Brentford, Chelsea dhe Liverpool), nuk ia dolën ta ruanin avantazhin dhe u barazuan gjashtë minuta nga fundi pas një penalltie të ekzekutuar saktë nga Mohamed Salah.

Lexo edhe: 

Pas sfidës, trajneri Ten Hag, theksoi se ende nuk e kupton si lojtarët e tij kanë shpërdoruar avantazhin në tre ndeshjet e fundit të Premier League duke lënë në total shtatë pikë.

“Jam i zhgënjyer nga fakti se brenda një jave humbën shtatë pikë, duhet të fajësojmë veten sepse kemi bërë disa gabime idiote. Por, pastaj ndjehem krenar sepse shoh që skuadra është përmirësuar shumë.

Duhet të vazhdojmë të luftojmë për një pozicion më të mirë në Premier League dhe duhet të mësojmë. Ndaj Brentford kemi bërë një paraqitje negative, ndërsa me Chelsean dhe Liverpool meritonim fitoren”, u shpreh Ten Hag.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...