Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Gasperini: Luajmë kundër një ekipi shumë të fortë, më i bukuri për t’u parë!

Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalanta-s, foli për kanalet zyrtare të klubit në prag të ndeshjes ndaj Liverpool në fazën e çerekfinaleve të Europa League.

Për teknikun italian të luash në “Anfield” është gjithmonë e mrekullueshme, ndërsa shtoi se në ndryshim nga hera e fundit në këtë ndeshje do ketë tifozë, gjë që ua vështirëson punën.

Lexo edhe:

“Anfield është një nga tempujt e futbollit botëror, të ardhurit për të luajtur këtu është gjithmonë një gjë e mrekullueshme. Emocionet këtë herë do të jenë edhe më shumë, sepse prezentë do të jenë edhe tifozët. Hera e fundit që erdhëm këtu ishte një periudhë e keqe, ajo e COVID-19, nesër do të jetë krejtësisht diçka tjetër”-tha fillimisht ai.

Më tej, trajneri i Atalanta-s theksoi se luajnë kundër një ekipi shumë të fortë dhe shumë të bukur për t’u parë.

“Ne luajmë kundër një ekipi shumë të fortë, më i bukuri për t’u parë. Ne vijmë këtu në momentin e tyre më të mirë, ka ndryshuar shumë në krahasim me katër vjet më parë. Për ne do të jetë një përvojë fantastike, e dobishme për të gjithë të rinjtë tanë që nuk kam ardhur kurrë këtu”-u shpreh Gasperini.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...