Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

“Gjeniu” Arne Slot/ Pse Liverpooli e konsideron si pasuesin ideal të Jurgen Klopp?

Në sezonin 2020/21, para se Arne Slot të emërohej në krye të roterdamasve, Feyenoordi e mbylli sezonin me pikë pas kampionëve të Ajaxit! Dy vite më vonë, Feyenoordi u shpall kampion në Holandë, duke fituar titullin e dytë në shekullin e ri.

Transformimi i ekipit nga Roterdami bëri që shumë ekipe angleze të vihen pas Slotit. Crystal Palace, Leedsi dhe Tottenhami u vunë pas 45-vjeçarit, por ai i qëndroi besnik zbatimit të projektit. Dhe deri më tani ka shijuar frytet e këtij vendimi, duke triumfuar së fundmi edhe në KNVB Cup.

Si lojtar, Arne ka qenë mesatar, por limitet e tij si futbollist e kanë ndihmuar të afirmohet si trajneri i duhur. Ai pyeste vazhdimisht trajnerin për taktika të caktuara, madje duke i dhënë shpeshherë dhe sugjerime.

Pasi deklaroi tërheqjen nga futbolli në 2013  u emërua trajner i moshave të PEC Zwolle. Më pas ai kaloi në skuadrën e Cambuur, që sapo ishte ngjitur në elitë. Pas kësaj përvoje, Van den Brom e mori në stafin e tij teknik tek AZ Alkmaar, ku konsolidoi dhe idetë e tij taktike.

Një nga cilësitë më të mëdha të Slot është që ai beson se 60% varet nga ideja dhe 40% nga mënyra se si ua përcjell lojtarëve. Principi i tij është futbolli sulmues, agresiv dhe me shumë presing.

Slot gjithnjë synon zotërimin e dendur të topit dhe organizimin nga mbrojtja. Guardiola është emri me të cilin e krahasojnë shpesh, por holandezi merr inspirim edhe nga Bielsa, Sampaoli, Klopp, Spalleti dhe Arteta.

Çdo trajner ka idetë e tij unike, por të gjithë këto emra bashkohen në një cilësi: intensitetin. Çdo seancë stërvitore ka në fokus ritmin e lartë. Slot punon shumë me të dhënat e tij dhe me trajnerët e fitnesit.

Kur i thonë se numrat e një lojtari po bien ose janë në “zonën e kuqe”, ai ia limiton minutat. Slot pëlqen të punojë me lojtarët e rinj që janë të etur për të mësuar.

Për shembull, kur Malacia u transferua nga Feyenoordi te Manchester Utd (2022), trajneri zgjodhi ta zëvendësonte në krahun e majtë me 20-vjeçarin e ekipit të të rinjve, Hartman.

Kur kishte nevojë për një mesfushor qendror, ai mori Mats Wieffer nga Excelsior. Të dy u ftuan më vonë nga Holanda. Fokusi i tij është te kolektivi dh grupi i bashkuar.

Ai beson se ekipi e bën individin të duket mirë. Mbi të gjitha, prioriteti është futbolli argëtues. Slot beson se futbolli i veçantë mbahet mend më shumë sesa një çmim me futboll të mërzitshëm dhe aspak frymëzues.

Lexo edhe:

Përpara se të luante me Marseille në gjysmëfinalen e Conference League në 2022, gjatë stërvitjes ai u tha mesfushorëve të tij që të luanin topa të gjatë pas mbrojtësve. Kokcu e pyeti: ‘Pse duhet të vazhdojmë të luajmë këto topa të gjatë?’

Slot tha se do ia shpjegonte më vonë. Pas 20 minutash, Feyenoord ishte në avantazh 2-0. Të dy golat erdhën nga topa të gjatë prapa mbrojtjes së francezëve. Ai e dinte se kjo ishte një dobësi e Marseille…

Nëse flisni me lojtarët e Feyenoordit, ata do t’u thonë se çfarëdo që të thotë ky trajner, ajo ndodh. Slot nuk është një tip që fokusohet vetëm mbi disiplinën. Për të ka shumë rëndësi edhe pozitiviteti.

Kur videoanalistët e tij bashkojnë përzgjedhjet e klipeve që lojtarët t’i shikojnë, duke i lejuar ata të shqyrtojnë performancat e tyre, trajneri kërkon që shumica e tyre të jenë pozitivë.

Në sezonin e tij të parë si trajner i AZ, Slot mundi Feyenoordin, PSV-në dhe Ajaxin në ndeshjet direkte. Por sezoni u ndërpre për shkak të COVID, kur ata ishin në krye me po aq pikë sa “Harkëtarë”.

Ndryshimi i Feyenoordit me Slot, në sezonin e parë ishte drastik. Më shumë gola të shënuar, më pak të pësuar dhe më shumë fitore. Vendi i tretë në Eredivisie dhe finalja e Conference League, ku humbën ndaj Romës në “Air Albania”.

Sipas FiveThirtyEight, indeksit që përdor metrikat për të llogaritur forcën sulmuese dhe mbrojtëse të një ekipi, ardhja e Slot përkoi me një rritje në renditje. Duke arritur kulmin me rezultatin 76.6. I 21-ti më i larti në futbollin botëror.

Jo keq për një klub holandez. Forca më e madhe e Slot është rindërtimi, diçka e nevojshme tek Liverpooli. Pas sezonit të parë iu larguan Til, Dessers, Malacia, Senesi, Sinisterra. Por, ai përsëri ndërtoi ekipin nga e para me emra si Hancko, Hartman, Wieffer dhe Gimenez.

Duke u shpallur në fund kampion. Në tri vitet e qëndrimit te Feyenoordi, Slot mund të qëndrojë krenar për arritjet e tij në “De Kuip”. 144 ndeshje, 93 fitore, 27 barazime dhe 24 humbje. Një titull kampion dhe një kupë. Dhe një trashëgimi loje për t’u mbajtur mend nga tifozët.

Maturi dhe durim. Interesimi konkret i Liverpoolit është shpërblimi më i mirë për Slot. I cili nuk zgjodhi Leedsin apo Crystal Palace kur po rrezikonin rënien. Zgjodhi të përfundonte me durim procesin e tij me Feyenoordin.

Tanimë mund të zëvendësojë një emër të madh si Jurgen Klopp. Arne Slot mund të ndjekë gjurmët e Ten Hag në Premier League. Por, filozofia e tij ndryshon shumë nga ajo e homologut të tij.

Gjithsesi, dy trajnerë holandezë në dy klubet më të titulluara në Angli është thjesht një konfirmues për suksesin e shkollës holandeze të trajnimit. Në rast emërimi, Slot nuk do të jetë një kopje e Jurgen Klopp në modelin taktik.

Gjithsesi, 45-vjeçari duhet të marrë nga karizma dhe empatia e gjermanit, për të patur jetëgjatësinë e duhur në Anfield. Si dhe afeksionin e tifozerisë.

Interesi i Liverpool është i kuptueshëm. Çdo klub që dëshiron një trajner të ri, që mendon përpara, i cili i jep përparësi futbollit të shpejtë, intensiv dhe sulmues, do të ishte marrëzi të mos i hidhte një sy gjeniut Arne Slot.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...