Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Gjysmëfinalja, trajneri i Xhakës: Fiorentina ka një veçanti si skuadër

Fiorentina-Basel është një nga dy çiftet gjysmëfinale në Conference League. Takimi i parë do të luhet në “Artemio Franchi” të enjten (21:00) dhe do të transmetohet në SuperSport 4.

Trajneri i skuadrës helvete, Heiko Vogel foli për shtypin rreth ndeshjes me Fiorentinën. “Nesër na pret një ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari të fortë.

Fiorentina është një skuadër që ndryshon shumë taktikisht, nuk do e kemi të lehtë t’i sulmojmë. Duhet të zbresim në fushë me guxim, të luajmë ndeshjen perfekte.

Lexo edhe:

Nuk duhet ta humbasim besimin te cilësitë tona. Duhet të qëndrojmë kompakt dhe të qarkullojmë topin. Të mos lëmë shumë hapësira. Por nesër është vetëm ndeshja e parë.

Cabral? E njohim mirë. Ai është një lojtar i madh, por Fiorentina ka një skuadër që punon mirë si grup”, deklaroi trajneri i skuadrës së Taulant Xhaka.

Kapiteni shqiptar u pezullua me 8 ndeshje si pasojë e trazirave të shkaktuara në derbin përballë Zurich, por në Firence mund të luajë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...