Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Interi humb një anësor për transfertën me Porton

Interi humb një anësor
Interi humb një anësor

Interi pa Robin Gosens drejt Portugalisë. Zikaltrit do të luajnë të martën në mbrëmje në transfertën portugeze ndaj Portos, në sfidën e kthimit të fazës së 1/8-ave të Champions League.

Me avantazhin e fitores 1-0 në ndeshjen e parë, të besuarit e Inzaghit do të kërkojnë çerekfinalet, teksa trajneri do të duhet të bëjë pa shërbimet e anësorit gjerman.

Ky i fundit ndjeu një shqetësim muskulor dhe kreu ekzaminimet mjekësore paraditen e sotme, teksa gjendja do të monitorohet në ditët e ardhshme.
Gjithsesi është e sigurt mungesa e tij në Portugali, teksa Inzaghi shpreson ta rikuperojë për të dielën në mbrëmje ndaj Juventusit në “San Siro”.

LEXO EDHE:

Ndërkohë, zikaltrit mund të bazohen te titullari Dimarco për tranfertën ndaj Portos, pasi italiani është rikuperuar plotësisht dhe është gati të luajë nga minuta e parë.

Në dyshim mbetet ende Milan Skriniar, që është stërvitur me skuadrën, por vështirë se mund ta nisë nga minuta e parë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...