Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut bën parashikimin për Serinë A: Napoli në “Pole Position”

Serie A ka nisur prej dy javësh dhe është ende shpejt për të bërë parashikime mbi fituesin e këtij edicioni në Itali. Megjithatë, Andrea Agostinelli, ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut në Superiore thekson se sipas tij Napoli është favoriti kryesor për të fituar titullin dhe për të mbrojtur në këtë formë fronin e narrë sezonin e kaluar.

“Napoli e ka nisur në mënyrën e duhur kampionatin, ka diçka ndryshe kjo skuadër nga ajo e sezonit të kaluar. Por, një aspekt pozitiv është fakti që ekipi vijon të vertikalizojë në fushë. Një tjetër aspekt i rëndësishëm lidhet me balancat në fushë dhe Napoli duket shumë në ekuilibër, krijon shumë dhe pëson pak.

Lexoni edhe: 

Për Rudi Garcian ishte e rëndësishme ta niste me fitore kampionatin, ka një skuadër shumë konkurruese. Mendoj se kampionati do të jetë i balancuar, por shoh Napolin në “pole position”. Ndoshta nuk do të jenë dominues si sezonin e kaluar, por për mua janë një hap para të tjerëve dhe favoritë kryesorë për titullin”, u shpreh Agostinelli.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...