Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Ish-trajneri i Tiranës ndal Ballkanin e Dajës, Llapi fiton në transfertë

Ballkani dhe Prishtina e mbyllin në paqe ndeshjen e javës së 18 në Superligën e Kosovës me 90-minutëshin që nuk prodhoi gola (0-0) dhe fitues. Një rezultat që lë më shumë të kënaqur kryeqytetasit e drejtuar tashmë nga ish-trajneri i Tiranës, Emmanuel Egbo.

Pas kësaj pike, të besuarit e trajnerit Ilir Daja mbeten në krye të kampionatit me 39 pikë, edhe pse kanë dy ndeshje për të rikuperuar. Nga ana tjetër, Prishtina renditet në vendin e pestë me 26 pikë.

Lexo edhe: 

Në ndeshjen tjetër të javës së 18, Llapi fitoi në transfertë ndaj Lirisë me rezultatin 2-0. Miqtë shënuan nga një gol për pjesë me autor Hysenin dhe Namanin. Pas këtij trepikëshi, Llapi ngjitet në kuotën e 34 pikëve në vend të dytë ndërsa Liria që koleksionoi disfatën e katërt radhazi mbetet e fundit në klasifikim me vetëm nëntë pikë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...