Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Jo vetëm kapiten i Juventusit, Danilo bëhet edhe shkrimtar/ Anekdota e parë që ka publikuar braziliani

danilo

Pasioni i Danilos për të shkruar nuk është asgjë e re, por tani ai do të mund ta shkruajë për një revistë braziliane, “Vida Simples”. Çdo muaj kapiteni i Juventusit do të shkruajë një artikull, në të cilin do të flasë për anekdota nga jeta e tij, por edhe do të trajtojë tema të ndryshme si shëndeti mendor, ushqimi e shumë tema të tjera.

Shkrimi i pare i Danilos u publikua javën e kaluar, në të cilën lojtari tregon një anekdotë që daton që nga fillimi i karrierës së tij në Brazil dhe që pati pasoja në të gjithë karrierën e tij.

Lexo edhe: 

Artikulli i plotë:

Parimet

Ray Dalio, në librin e tij bestseller “Principles”, thotë se edhe pas themelimit të një kompanie të suksesshme, ai vazhdoi të udhëhiqej nga parimet e shtëpisë. Këtu identifikohem unë me librin sepse ende pa e kuptuar, jam udhëhequr nga parimet e mësuara nga nëna ime, Zeze, parukiere dhe babai im, Baiano, shofer kamioni dhe sportist amator. Këtu është një shembull i parimeve që munda t’i zbatoja në praktikë vetëm duke qenë fëmija i prindërve të mi.

Në moshën 17-vjeçare, po kaloja në ekipin profesionist të America-MG dhe një bankë që sponsorizonte klubin kishte të drejtën në këmbim të merrte një përqindje dhe të menaxhonte jetën e sportistëve të rinj jashtë fushës. Unë isha një prej tyre. Në atë kohë, unë kisha vetëm një vit që punoja me avokatët e mi. Të njëjtat janë edhe sot, teksa festoj 32-vjetorin dhe për këtë preferoj t’i quaj shoqërues.

Përfaqësuesit e bankës më ftuan në një takim. Vendosa të shkoj vetëm me intuitë. Kur hyra në dhomë, kishte burra të ulur rreth një tavoline mbresëlënëse, përballë një djali nga Bicas, i cili ishte krejtësisht i huaj. Ai vishte rroba të thjeshta, atletet që mbante ishin më të mirat që kishte, por me vete ai solli një univers ëndrrash dhe ambiciesh.

Unë, që fitoja një rrogë prej 680 realësh në muaj, mora një ofertë për t’i lënë bankës kontrollin e të ardhmes sime për 500,000 realë. Në atë kohë babai im e kalonte ditën rrugëve dhe nëna ime kalonte orët në sallon për të ndihmuar në shtëpi dhe për të rritur tre vëllezërit e mi. Pavarësisht kësaj, ajo ofertë nuk më bëri të ndryshoj përkushtimin dhe besimin që kisha krijuar me bashkëpunëtorët e mi për shkak të mënyrës se si më trajtuan.

Kjo “ndjenjë” ishte në fakt një mësim i nxjerrë nga një përvojë e mëparshme, kur u ulëm në një tavolinë të improvizuar në shtëpinë time, unë, miqtë/bashkëpunëtorët e mi dhe babai im.

Ata pyesnin duke u shqetësuar për të ditur se nga vija, por pas një bisede të gjatë, babai im thjesht u përgjigj: “Nëse Danilo ju zgjodhi ju, kjo është sepse ai e kuptoi që ju jeni njerëzit e duhur për ta ndihmuar atë të ndjekë ëndrrën e tij. E vetmja gjë që unë ju kërkoj të mbani mend se ai është një qenie njerëzore, jo një mall. Trajtojeni atë si një qenie njerëzore.”

Ky është një nga parimet e shumta që më kanë udhëhequr këtu. Në atë takim, zgjodha të mos e ndërroja me çek një ëndërr në të cilën besoja, ndoqa parimet e familjes sime dhe e trajtova veten si njeri. Ashtu siç jam unë. Ashtu siç jemi ne!

Unë jam Danilo, babai i Joao dhe Miguel, bashkëthemelues i VOZ Futura, futbollist i kombëtares braziliane dhe kapiten i Juventusit.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...