Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Kapiteni legjendar: Inzaghi as që e kupton këtë që ka arritur!

“Është një mbrëmje e mrekullueshme, i gjithë ambienti i Interit e priste këtë moment. Ne fituam “Scudetton” në një mbrëmje të rëndësishme, këta djem në fitimin e këtij kampionati bënë diçka të jashtëzakonshme, fituan yllin e dytë”.

Kështu e komentoi zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, fitoren e titullit të 20-të në histori, pas suksesit në derbin e Milanos.

Kur e kuptoi argjentinasi se kjo skuadër ishte e destinuar ta fitonte “Scudetton”?

“Që në fillim të gjithë donin të luanin një sezon të rëndësishëm dhe ne ishim të vetëdijshëm që ishim një ekip i fortë. Kampionati është i merituar. Sidomos në momente të vështira, se besimi në kulturën e punës nuk duhet të dyshohet, në kohë të vështira duhet të besosh edhe më shumë në të, ky ekip ka vlera të rëndësishme sidomos nga pikëpamja njerëzore.

Lexo edhe:

Në fund disa fjalë për Inzaghin: “I jashtëzakonshëm në radhë të parë si njeri. Dhe më pas shumë i mirë në menaxhimin e momenteve të vështira, ai beson në punë. Mendoj se as që e kupton atë që ka bërë, por ka bërë të lumtur miliona tifozë të Interit anembanë botës”.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...