Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Kombëtarja/ Dy lojtarë stërviten të diferencuar, mbërrin Klaus Gjasula

Kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet ditën e sotme në kuadër të ndeshjes ndaj Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian Gjermani 2024.

Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, kuqezinjtë e ndarë në dy grupe zhvilluan një ndeshje kontrolli në ‘Shtëpinë e Futbollit’. Fillimisht lojtarët punuan në palestër. Më pas me disa ushtrime me topin, ndërsa zhvilluan edhe ndeshjen testuese.

Të pranishëm ishin 21 futbollistë që janë paraqitur tashmë në grumbullim, ndërkohë që për të plotësuar grupin stafi teknik kishte marrë në këtë ndeshje kontrolli edhe disa nga lojtarët e Kombëtares U19. Që kanë nisur sakaq grumbullimin për dy miqësoret ndaj Turqisë.

Lexo edhe:

Departementi i Komunikimit në FSHF, bën me dije se grupit i është bashkuar dje në darkë edhe sulmuesi Myrto Uzuni. Sakaq, mesfushori Keidi Bare ka zhvilluar edhe sot stërvitje të diferencuar nga grupi.

“Si e zbuluam Asanin”, Sylvinho: Duam të ndezim zemrat e të gjithë shqiptarëve

Sulmuesi Armando Broja pas një shqetësimi fizik dhe pas kontrolleve mjekësore, ka kryer gjithashtu stërvitje veçmas nga grupi dhe pritet t’i bashkohet nesër ekipit. Edhe mesfushori Klaus Gjasula ka mbërritur tashmë në Shqipëri.

Dhe pritet të nisë përgatitjet me skuadrën ditën e nesërme. Dy ditë kanë mbetur nga ndeshja me Çekinë, që do të luhet të enjten e 12 tetorit në ‘Air Albania’, duke nisur nga ora 20:45. Dueli i zjarrtë do të transmetohet në SuperSport 2. 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...