Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Kosovë/ Ovouka afron Dritën me kreun, “manita” e Prishtinës

Fitojnë Drita dhe Prishtina, në dy sfidat që mbyllën javën e 25-të në kampionatin elitar të Kosovës. Skuadra nga Gjilani iu fal golit të vonë të Raddy Ovouka për të thyer 0-1 Feronikelin.

Kongolezi tundi rrjetën e skuadrës vendase 11 minuta përpara fundit, duke i dhuruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme për objektivin titull.

Drita renditet në vendin e tretë me 49 pikë, dy më pak se Ballkani kryesues dhe një poshtë Llapit të vendit të dytë.

Lexo edhe:

Prishtina, që humbi javën e kaluar kundër Dritës, shfryu ndaj Dukagjinit. Kundërshtar të cilin e mposhti 5-0!

Ardian Limani hapi serinë e golave për kryeqytetasit, ndërkohë që Mërgim Pefqeli dhe Genc Hamiti shënuan nga dy herë. Duke kompletuar suksesin me “manita”.

Kjo ishte fitorja më e thellë sezonale e ekipit të drejtuar nga Emmanuel Egbo, që renditet në vendin e pestë, një pozitë mbi skuadrën nga Klina.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...