Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Kumbulla tregon si i fitoi zemrën Mourinhos: Dua Europianin me kombëtaren dhe me Romën finalen e Tiranës

Marash Kumbulla e thekson se për Shqipërinë nuk ka miqësore, pikërisht dy ditë para sfidës testuese ndaj Spanjës në Katalonjë. Mbrojtësi që aktivizohet për Romën në Serie A, në një intervistë për gazetarin e Supersport, Sokol Xhihani ndër të tjera u shpreh se Morata do të jetë lojtari më i vështirë për t’u markuar në radhët e kundërshtarit teksa shpreson që me kombëtaren të luaj në Europian dhe me Romën të arrijë finalen e UEFA Conference League e cila zhvillohet në stadiumin Air Albania në Tiranë.

Para një sfidë të rëndësishme si ajo ndaj Spanjës, si po shkojnë përgatitjet? “Në këto katër ditë, jemi stërvitur shumë të përqëndruar, është atmosferë pozitive dhe shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv”.

Moratën e sfidon edhe në Serie A, e ke studiuar sulmin e Spanjës dhe kujt mund t’i druhesh më tepër? “Spanja ka lojtarë që luajnë në ekipet më të mira në botë. Morata ka shpejtësi dhe teknikë dhe bën shumë lëvizje të mira, ai do të jetë lojtari më i vështirë për t’u markuar”.

Me Gjimshitin dhe Ismajlin luani në Itali, ju ndihmon kjo pjesë për t’u kuptuar në fushë? “Besoj se po, por edhe ata që nuk luajnë në Itali janë shumë të mirë dhe kemi një lidhje të bukur në fushë”.

Me Spanjën mund të bëjmë diçka, marrja e një rezultati pozitiv na ndihmon edhe në pjesën e moralit- “Nuk ka ndeshje miqësore, do të bëjmë gjithë ndeshjen maksimumin. Do të japim 100% dhe do të shohim rezultatin që do të marrim, Spanja është ekip i fortë por do të mundohemi të marrim rezultat”.

Si ia more zemrën Mourinhos- “Vetëm me stërvitje, pa fjalë dhe ai e pa që jap maksimumin, në muajt e fundit kam luajtur dhe është diçka pozitive sepse jam mirë fizikisht”.

Ka biseduar diçka veçmas me ty? “Jo, por ka thënë se i pëlqen mënyra si jam stërvitur dhe më ka dhënë besimin në fushë”.

Ke ndonjë synim me kombëtaren dhe Romën? “Me Romën shpresoj të luaj sa më shumë ndeshje dhe të shkojmë në finalen e Conference League dhe me kombëtaren të luaj në Europian. Normal, që do të doja të luajë në Tiranë finalen e Conference League”, u shpreh Kumbulla.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...