Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Nadal: E di që s’jam favorit, Blanch e pret një e ardhme e ndritur

Rafael Nadal mposhti Darwin Blanch, 16-vjeçarin e talentuar amerikan, në dy sete të shpejta (6-1, 6-0) dhe u kualifikua në raundin e dytë të “Masters 1000” në Madrid, ku do të përballet me australianin Alex de Minaur.

Kampioni spanjoll po tenton të rifitojë formën fizike të ditëve të tij më të mira dhe tashmë testi i së shtunës mund të japë disa përgjigje për gjendjen e mëngjarashit.

37-vjeçari analizoi paraqitjen e tij në konferencën për shtypin pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha: “Jam realist. U përballa me një lojtar me potencial të madh dhe që besoj se do të ketë një të ardhme të ndritur, por sot ai bëri shumë gabime.

Nuk e di si do të jetë pas disa javësh, por sot nuk është ende mjaftueshëm solid. Nuk do të vendos sot, nesër apo gjatë këtij turneu nëse do të luaj në Roland Garros. Do të shkoj në Paris vetëm nëse jam konkurrues.”

Lexo edhe:

Nadal foli edhe për ndeshjen e raundit tjetër në turneun spanjoll, ku theksoi se mezi pret sfidën kundër australianit Alex de Minaur:

“Në nivel personal dhe sportiv, fitorja apo humbja të shtunën nuk ka asnjë ndryshim për mua. Sot për mua ka gjëra shumë më të rëndësishme. Sigurisht që nuk aspiroj ta fitoj këtë turne.

E shtuna do të jetë një mundësi tjetër për të parë se si po luaj. Do të përpiqem të argëtohem, por nuk jam favoriti për të fituar. Tri javë më parë nuk e dija nëse do të kthehesha për të luajtur një ndeshje zyrtare, tani kam luajtur për dy javë rresht”, deklaroi Nadal.

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Champions League

Arbitri Daniele Orsato shpërtheu në lot në përfundim të sfidës PSG-Dortmund, e cila ishte e fundit në Europë për italianin. Orsato do të tërhiqet...

Champions League

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los Blancos” iu falën dygolëshit...

Kategoria Superiore

Teuta prek Final 4-ën e titullit kampion. Durrsakët vijojnë të kalojnë një moment të shkëlqyer, duke siguruar matematikisht mbijetesën dhe duke e parë veten...