Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

VIDEO/ Daku i papërmbajtshëm, pas golit vjen edhe asisti për të “blinduar” fitoren

Pas asistit në ndeshjen e fundit të kampionatit, Mirlind Daku rikthehet të gjejë rrugën e rrjetës në Rusi me fanellën e Rubin Kazan. Sulmuesi i kombëtares shënoi në minutën e 50 të sfidës që Rubin Kazan luan në transfertë ndaj Zenit të Shen Peterburgut.

Lexo edhe:

Futbollisti shqiptar pasi e kontrolloi topin brenda zonës, goditi me të djathtën duke gjetur cepin e portës pa i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Për Dakun ky ishte goli numër gjashtë në këtë kampionat me skuadrën ruse teksa 26-vjeçari numëron edhe tre asistë.

Sakaq, Daku mori tërësisht rolin e protagonistit edhe disa minuta më vonë duke qenë se në të 67-tën, lojtari i kombëtares dhuroi pasimin për gol që u shfrytëzoi maksimalisht nga Martynovich që e dërgoi ndeshjen në shifrat 0-2 në favor të Rubin Kazan.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...