Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Në Kroaci ‘djeg’ humbja ndaj Ballkanit, tifozët ‘duan kokën’ e trajnerit boshnjak

Në Kroaci 'djeg' humbja ndaj Ballkanit, tifozët 'duan kokën' e trajnerit boshnjak
Në Kroaci 'djeg' humbja ndaj Ballkanit, tifozët 'duan kokën' e trajnerit boshnjak

Ballkani mori një fitore të madhe në “Fadil Vokrri” përballë gjigantëve kroatë të Dinamos së Zagrebit, teksa triumfoi me rezultatin 2-0, duke marrë 3-pikëshin e parë në grupin C të Conference Leagues.

Disfata në Prishtinë është përjetuar keq në kryeqytetin kroat, me mediat që kanë nisur të aludojnë për shkarkimin e trajnerit të Dinamos së Zagrebit, boshnjakut Sergej Jakirovic.

Tekniku 46-vjeçar ka përfunduar në qendër të kritikave për paraqitjen zhgënjyese të kroatëve në Prishtinë, teksa edhe shumica e tifozëve të Dinamos së Zagrebit, kanë kërkuar shkarkimin e tij të rrjetet sociale.

Lexoni edhe:

Edhe vetë trajneri mori menjëherë përgjegjësinë pas ndeshjes, duke kërkuar ndjesë, teksa pranoi se kjo është humbja më e rëndë që ka pësuar në karrierë.

“Një humbje e merituar. U kërkoj falje të gjithë tifozëve dhe gjithë Kroacisë. Marr përgjegjësinë për atë paraqitje të dobët, ndonëse u përpoqëm të përfitojmë në maksimum për të fituar. Ata ishin shumë më të mirë se ne dhe na bënë atë që unë doja t’u bënim në fushë. Kjo është humbja më e rëndë për mua në karrierë. Duhet ta pranoj këtë dhe të shohim se çfarë do të sjellë e nesërmja”, tha trajneri pas ndeshjes.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...