Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ngecin negociatat mes Brozoviç dhe Al Nassr, shkak bëhet Barcelona

Ngecin negociatat mes Brozoviç dhe Al Nassr
Ngecin negociatat mes Brozoviç dhe Al Nassr

Marcelo Brozovic ishte vetëm një hap larg transferimit në Arabinë Saudite te Al Nassr, por negociatat janë ftohur ndjeshëm në orët e fundit, duke vënë në rrezik marrëveshjen.

Shkak duket se është bërë rritja e pretendimeve nga ana e mesfushorit kroat, i cili ka kërkuar një pagë prej 30 milionë eurosh në sezon, për dy vitet e ardhshme.

Marrëveshja mes Interit dhe Al Nassr ishte arritur për shifrën e 23 milionë eurove, por tashëm negociatat me Brozovic kanë ngecur. Duket se pas kësaj situate qëndron edhe Barcelona, që po bën të gjithë përpjekjet për ta marrë kroatin në “Camp Nou”.

Lexo edhe:

Xavi e sheh si futbollistin ideal për të zëvendësuar Sergi Busquets, por para se të hidhet në sulm, Barcelona duhet të zgjidhë disa çështje financiare.

Ngecja e situatës së Brozovic, ka bërë që të bllokohen edhe negociatat e Interit me Sassuolon, për të marrë mesfushorin italian Davide Frattesi.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...