Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Një polic për duelin me Çekinë, rikthehet pas 2 vitesh në Shqipëri

Shqipëria synon sot suksesin e radhës në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024. Në “Air Albania” zbarkon Çekia, një nga rivalët direkt të kombëtares kuqezi për të mbërritur në Gjermani verën e ardhshme.

UEFA ka përzgjedhur një arbitër holandez për gjykimin e kësaj “finaleje”. Ai është Danny Makkelie, i cili mban stemën e FIFA-s prej vitit 2011. Kjo nuk është hera e parë që Makkelie vjen në Shqipëri për të drejtuar një ndeshje të Kombëtares.

43-vjeçari ishte kryesori i përballjes Shqipëri-Hungari (1-0), sfidë e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022. Që u zhvillua në “Elbasan Arena” në shtatorin e vitit 2021.

Përballje gjatë së cilës kryesoi tulipan nxirrte 4 herë kartonin e verdhë. Duke ndëshkuar Gjasulën, Çekiçin dhe Brojën për skuadrën tonë, dhe Orban për hungarezët.

12 Tetori Kuqezi, DigitAlb vjen me dhurata speciale për të gjithë shqiptarët

Makkelie, i cili në profesionin e tij të parë është inspektor policie, gjykon prej vitesh në nivelet më të larta në futbollin ndërkombëtar. Ai ka drejtuar ndeshje të rëndësishme në Champions League, si dhe finalen e Europa League mes Interit dhe Sevillas (2020).

Teksa ka eksperiencë edhe në Europiane dhe Kupa Bote. Ndihmës të tij në këtë duel delikat do të jenë Hesel Stegstra dhe Jan De Vries, ndërsa gjyqtari i katërt është Aleks Bos. Të gjithë nga Holanda.

Makkelie e pati kontaktin e parë me Shqipërinë në fitoren e paharrueshme në Norvegji (0-1) falë eurogolit të Hamdi Salihit (mars, 2013). Sfidë ku ishte arbitër i katërt. Më pas drejtori një ndeshje të Kombëtares për herë të parë në suksesin ndaj hungarezëve me golin e Brojës.

Kjo do të jetë hera e dytë që ai gjykon në një përballje të kuqezinjve. Mukkelie ka drejtuar vetëm njëherë më parë çekët: në humbjen 2-1 kundër Kosovës (2019).

Shqipëri-Çeki fillon në orën 20:45 dhe do të transmetohet live në SuperSport 2.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...