Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Nuk e dua”, Carlo Ancelotti vendos veton kundër portierit spanjoll

Thibaut Courtois pësoi një dëmtim të befasishëm dhe të rëndë në gju, dhe do të mungojë rreth 6 muaj. Një lajm që ka shkaktuar trishtim në kampin e Real Madrid.

Pasi belgu është një nga pikat më të forta të “Los Blancos”. Te Reali kanë nisur nga puna për të firmosur me një portier kalibri.

David De Gea është një alternativë e mirë dhe e lirë, pasi “gardiani” spanjoll është pa kontratë. 32-vjeçari u largua nga “Old Trafford” pas 12 vitesh.

Por, trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur veton, pasi nuk dëshiron t’i besojë portën De Geas. Italiani preferon një tjetër portier për Realin e tij.

Në skenë ka dalë edhe emri i Yassine Bounou, portieri i Sevillas. I cili shkëlqeu me Marokun në Katar 2022. Klubi andaluzian kërkon 20 mln euro për kartonin e 32-vjeçarit.

Lexo edhe:

Bono është vlerësuar dy herë me çmimin portieri më i mirë i sezonit në La Liga. Kampionat që e njeh shumë mirë.

55 ndeshje numëron ai me kombëtaren e Marokut, që në Botërorin e fundit mbërriti deri në gjysmëfinale. Sidomos falë pritjeve fantastike të Bonos.

I cili shpreson që dy klubet të arrijnë marrëveshjen ekonomike dhe të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...