Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Nuk ishim në nivelin e United”, Pochetino: Manchester pushoi një ditë më shumë!

Chelsea u mposht në Old Trafford nga Manchester United me rezultatin 2-1. Një rezultat që i lë “Blutë e Londrës” në vendin e 10 të Premier League, shumë pas pozicioneve që garantojnë pjesëmarrjen në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Pas disfatës me United, tekniku Mauricio Pochetino e pranoi se kundërshtarët u treguan më të zotët në fushë, ndërsa theksoi se Djajtë e Kuq kishin një ditë më shumë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen.

“Jam i zhgënjyer sepse e nisëm keq ndeshjen, ata ishin shumë më energjik dhe ne nuk mundëm t’i kundërpërgjigjeshim. Ishin më të mirë në fushë dhe nuk kam çfarë të shtoj. Na mungoi energjia për të qenë agresiv, kishim disa mundësi, por sërish ndjesia mbetet që United ishte më mirë dhe meritoi fitoren. Nuk jam i shqetësuar për humbjen pasi ka shumë arsye dhe rrethana që shpjegojnë këtë performancë ndaj United.

Lexo edhe:

Ndikoi lodhja e ndeshjes me Brighton, luajtëm me 10 lojtarë për një kohë të gjatë dhe prej mungesave, në këtë sfidë nuk mund të ndryshoja formacion. Pak a shumë në fushë ishin sërish të njëjtët lojtarë si ndaj Brighton. Manchester United pati një ditë më shumë në dispozicion për t’u përgatitur, por këtë nuk e them si justifikim. Kishin edhe më shumë alternativa në stol. Kjo është e vërteta”, u shpreh Pochetino.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...