Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

“Nuk më nderuan si Kampion Bote”, presidenti i PSG i kthen përgjigje Messit

Lionel Messi deklaroi para disa ditëve se klubi i Paris Saint-Germain nuk i shprehu asnjë mirënjohje për faktin që u shpall Kampion i Botës me Argjentinën në Katar. “Pleshti” theksoi se të gjithë shokët e kombëtares morën nderimet nga klubet përkatëse ku aktivizoheshin, por me të te PSG nuk ndodhi diçka e tillë.

Por, presidenti i parizienëve Nasser Al-Khelaifi i kundërpërgjigjet Messit duke theksuar se nuk mund të mbanin një ceremoni për Messin duke qenë se PSG është një klub francez dhe në finale, Argjentina mposhti Francën.

Lexo edhe:

“E kemi uruar dhe nderuar Messin personalisht, por edhe në stërvitje. Madje, publikuam edhe një video. Por, nuk mund të bënim më shumë sepse jemi një klub francez dhe në finale Argjentina mposhti Francën. Nuk mund të bënim një ceremoni në stadium sepse tifozët janë të ndjeshëm. Duhet të respektojmë Francën, lojtarët e PSG që luanin me Francën dhe tifozët të cilët janë francezë”, u shpreh Al-Khelaifi.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....