Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Promovimi i Euro 2024, legjenda gjermane Steffi Jones zbarkon në Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit do të mirëpresë këtë të hënë në “Shtëpinë e Futbollit” Steffi Jones, një nga futbollistet më të mira në historinë e kombëtares gjermane. Në kuadër të promovimit të futbollit të vajzave në Shqipëri dhe në rolin e saj si ambasadore e Gjermanisë për Euro 2024.

Steffi Jones ka një karrierë fantastike. Me kombëtaren gjermane ka fituar Kupën e Botës (2003), Europianin (1997, 2001 dhe 2005). Si dhe medalje bronzi në Olimpiadat “Sydney 2000” dhe “Athinë 2004”. Në nivel klubi ka fituar dy herë Champions League (2002 dhe 2006). Si dhe 2 tituj kampion në Gjermani me FSV Frankfurt. Dhe 2 në SHBA me Uashington.

Pas përfundimit të karrierës së saj si lojtare (2007), Jones mori presidencën e komitetit organizativ të Kupës së Botës për femra 2011. Duke promovuar turneun në mbarë globin. Dhe duke mbikëqyrur një ngjarje të suksesshme ku morën pjesë më shumë se 800,000 njerëz.

Gjithashtu një trajnere e kualifikuar, ajo më pas pranoi një rol si drejtoreshë e futbollit të femrave në Federatën Gjermane të Futbollit (DFB). Steffi ka shkruar gjithashtu një autobiografi të mirënjohur me titullin “Der Kick des Lebens”.

Lexo edhe:

Në tetor 2011 u emërua ambasadore për programin e zhvillimit të futbollit të femrave të UEFA-s. Më vonë mori atë pozicion për finalen e Champions League për Femra 2012 në Mynih dhe Europianin 2013 për femra në Suedi.

Steffi Jones do të vizitojë ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku do të zhvillojë një orë të hapur diskutimesh me drejtues të FSHF-së, futbollistë, trajnerë dhe gazetarë. Mbi karrierën e saj, zhvillimin e futbollit të vajzave dhe Euro 2024. Në fokus të takimeve do të jenë edhe temat e gjithëpërfshirjes dhe ndryshueshmërisë.

Në vazhdim ajo do të ndjekë një seancë stërvitore të Akademive të vajzave KS Ali Demi dhe Kastriotët, duke u përfshirë në aktivitete dhe biseda me futbollistet.

Ndërkohë, Steffi Jones do të vizitojë edhe ambientet e fshatit SOS në Tiranë. Aty ku do të zhvillojë biseda me fëmijët mbi futbollin, duke shfaqur disa teknika sportive.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...