Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Raphael Varane shpjegon arsyet pse hoqi dorë nga kombëtarja franceze

Raphael Varane mori vendimin në muajin shkurt për t’u tërhequr nga kombëtarja franceze. Ishte një lajm i cili u duk i pakuptimptë për industrinë e futbollit, duke parë moshën e tij.

29-vjeҫari, mbrojtës i Manchester United, shpjegon se cilat ishin arsyet që e ҫuan atë në këtë vendim.

“Kalendari futbollistik sa vjen e ngjeshet gjithnjë e më shumë. Shumë futbollistë nuk po arrijnë të menaxhojnë kohën e tyre dhe besoj që do bëhet gjithnjë e më keq.

Kam frikë se ne, futbollistët, do të kemi një karrierë më të shkurtër, sepse fizikisht dhe psikologjikisht është e pamundur që të luash me klube dhe me kombëtare.

Lexo edhe: 

Më besoni kur ju them që këta futbollistë kur luajnë për kaq kohë të gjatë do të vijë një moment që ata nuk do të kenë një formë të mirë fizike ose mund të dëmtohen.

Unë u them lojtarëve të rinj të kombëtares së Francës që në qoftë se ata duan të vazhdojnë dhe në klub e në kombëtare, duhet të sakrifikojnë shumë.”

Raphael Varane u shtohet lojtarëve që ankohen për ngjeshjen e kalendarit mes klubeve dhe kombëtareve. Më parë ka folur dhe Thibaut Courtois:

“Jemi të lodhur, futbolli është bërë shumë i lodhshëm, ne nuk jemi krijuar prej hekuri, jemi njerëz.”

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Champions League

Arbitri Daniele Orsato shpërtheu në lot në përfundim të sfidës PSG-Dortmund, e cila ishte e fundit në Europë për italianin. Orsato do të tërhiqet...

Champions League

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los Blancos” iu falën dygolëshit...

Kategoria Superiore

Teuta prek Final 4-ën e titullit kampion. Durrsakët vijojnë të kalojnë një moment të shkëlqyer, duke siguruar matematikisht mbijetesën dhe duke e parë veten...