Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Reali i Madridit “ia vë syrin” talentit të Manchester United

Reali i Madridit dëshiron Kobbie Mainoo, talentin e lindur në vitin 2005 që po shkëlqen te Manchester United. Sipas asaj që u raportua në shtypin spanjoll, klubi i presidentit Florentino Perez është duke menduar për djalin e lindur në Stockport nga prindër ganezë për të zëvendësuar një mes Luka Modric dhe Toni Kroos, të cilët mund t’i thonë lamtumirë “Bernabeut” në verë.

Lexoni edhe:

Pra, transferimi i mundshëm i Mainoo do të plotësonte një vijë të mesme ku Jude Bellingham, Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde janë  të palëvizshëm, me këtë të fundit që është i vetmi i lindur para vitit 2000.

Mainoo (18) gjatë këtij sezoni nën drejtimin e Erik ten Hag ka bërë 23 paraqitje dhe tre gola në Premier League, FA Cup dhe Champions League.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...