Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Rekordi i radhës/ Verstappen kalon Hamilton, shënjestron Sennan dhe Prost!

Max Verstappen arriti “Pole Position-in” e pestë në pesë garat e para të këtij sezoni. Holandezi do të niset i pari të dielën në Çmimin e Madh të Kinës, teksa synon që të shkëputet edhe më tej në renditje për t’ia bërë më të lehtë vetes titullin e katërt radhazi kampion.

Por, “Pole Position” i pestë radhazi vjen edhe me rekord për 26-vjeçarin. Kështu, Verstappen lë pas në renditjen e pilotëve që kanë arritur më shumë “Pole Position” radhazi në startin e një sezoni emra si Senna, Villeneuve, Vettel dhe Hamilton, që janë ndalur në katër “Pole Position” radhazi.

Lexo edhe: 

Tashmë, në garat e ardhshme, Verstappen do të synojë ta shtojë rekordin teksa përpara tij janë Senna me Hakinen me pesë “Pole Position” radhazi nga fillimi i një sezoni, ndërsa me gjashtë është sërish Senna dhe Nigel Mansell teksa rekordin absolut e mban Alain Prost.

Francezi, me Williamsin e tij në vitin 1993 ia doli që të regjistronte kohën më të mirë për plot shtatë garat e para të sezonit. Duke parë dominimin e këtij sezoni, edhe Max Verstappen i ka të gjitha mundësitë për ta thelluar rekordin e tij me holandezin që tashmë duket se garon për të vendosur edhe më shumë emrin në histori pasi rivalët duken larg.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...