Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Rrëzohet apeli i Interit, Lukaku humb ndeshjen ndaj Juventusit

Lukaku më i urryeri për tifozët e Interit
Lukaku më i urryeri për tifozët e Interit

Lukaku humb ndeshjen ndaj Juves, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Sulmuesi belg shënoi golin e barazimit ndaj bardhezinjve në minutat shtesë të takimit të parë në Torino dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pikërisht për mënyrën e festimit.

Arbitri e cilësoi si polemike me tifozët e Juves dhe e ndëshkoi, duke bërë që sulmuesi belg të humbë ndeshjen e kthimit. Megjithatë te Interi vendosën ta apelojnë vendimin, duke arsyetuar se Lukaku kishte festuar shpesh në atë mënyrë, edhe para ndeshjes me Juven.

Lexo edhe: 

Gjykata e Apelit Sportiv është mbledhur këtë të premte dhe ka vendosur të rrëzojë apelimin e Interit, duke lënë në fuqi pezullimin me një javë të Romelu Lukakut, që ndeshjen e 26 prillit do ta ndjekë nga tribuna e “San Siros”.

Sfida Inter-Juventus do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e SuperSport 1, mbrëmjen e 26 prillit, duke nisur nga ora 21:00.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...