Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sabien Lilaj debuton me supergol në Izrael

Sabien Lilaj shënon një gol shumë të bukur në debutimin e tij me Sektzia Nes Tziona në Izrael. Ish-mesfushori i Skënderbeut që la Gabalan këtë verë për të kaluar te Sektiza Nes Tziona realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij, në humbjen që Sektzia pësoi me shifrat 2-1 ndaj Beitar Jerusalem në Toto Cup, Kupën e Izraelit. Lilaj shënoi nga limitet e zonës një gol spektakolar me një goditje shumë të fortë me të majtën. Edhe pse skuadra e tij u mposht, start më të mirë për Sabien Lilajn në Izrael nuk mund të kishte.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...