Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu, pse 600 mijë eurot e Franklin vlejnë shumë herë më tepër!

Kanë mjaftuar dy rreshta për të zyrtarizuar një transferim që do të thotë vërtet shumë.

“Faleminderit Franklin”, me këto fjalë Skënderbeu ka komunikuar tanimë zyrtarisht transferimin e sulmuesit nigerian Nnamdi Franklin Ahanonu tek Astana.

22-vjeçari nga Nigeria, i ardhur vetëm këtë sezon në klubin juglindor pas eksperiencës me Turbinën e Cërrikut, regjistroi 18 prezenca me skuadrën e Gvozdenovic.

14 prej të cilave si titullar, duke shënuar dhe 9 gola. Statistika që kanë mjaftuar që kampionët e Kazakistanit, klub me buxhet të rëndësishëm, të shpenzojnë për ta bërë të tyrin.

Natyrisht që shifrat, siç ndodh gjithmonë në Shqipëri, nuk bëhen të ditura. Por besohet se klubi korçar ka fituar nga kjo shitje të paktën 600 mijë euro.

Jo pak si shumë financiare për të shëndoshur arkat e klubit. Dhe në fakt një transferim që vlen shumë herë më tepër në kontekstin e një situate më komplekse.

Lexo edhe:

Skënderbeu u rikthye këtë sezon në elitë pas “ferrit” të Kategorisë inferiore ku e kishte dërguar dënimi i pamëshirshëm i UEFA-s. Që e bëri shembull për të vendosur një precedent.

Përjashtimi prej 10 sezonesh nga Europa druhej se mund të kishte pasoja fatale për klubin, deri te shkrirja e rifillimi nga kategoritë më të ulëta.

Gjithsesi në rikthimin në elitë u ndërtua një skuadër me një buxhet racional, pa shpenzime të ekzagjeruara. Padyshim Takaj është një nga presidentët që marrin vesh më shumë nga futbolli.

Meritë e zgjedhjeve, trajnerit Gvozdenovic dhe skuadrës. Skënderbeu sot është në vendin e pestë të klasifikimit, vetëm 2 pikë larg “Final 4”.

Katërshes për të cilën janë shpenzuar buxhete disa herë më të mëdha se ai i korçarëve…

Për më tepër, klubi ia del edhe të krijojë një fitim të rëndësishëm nga merkatoja, duke të të sjellë ndër mend padyshim kohët e arta kur vendoste rekorde me shitjen e lojtarëve si Olyainka, Berisha e të tjerë.

Ishte pikërisht funksionimi model i klubit ai që ndërtoi një skuadër dominuese, që vendosi një hegjemoni të jashtëzakonshme në futbollin shqiptar.

Një cikël i vështirë të përsëritet në të ardhmen, por Skënderbeu ndërkohë po përfaqëson si duhet një qytet elitar si Korça.

Dënimi i UEFA-s ende qëndron pezull si shpata e Demokleut, por në fund të tunelit ka gjithmonë dritë. Dhe e sigurt është se 8 herë kampionët e Shqipërisë po ecin në drejtimin e duhur.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...