Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Soucek: Në Tiranë kemi ardhur për fitore, por Shqipëria ka shumë kualitet

Tomas Soucek, kapiteni i Çekisë foli në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Shqipërisë, ndërsa theksoi se në Tiranë kanë ardhur për fitore.

Më tej mesfushori shtoi se i njohin cilësitë e Shqipërisë, ndaj janë të përgatitur.

Lexo edhe:

Prezenca e zëvendës-trajnerit të Shqipërisë, Zabaleta te West Ham në ndeshjen e fundit…

Zabaleta-n e njoh prej kohësh. Ai më ka mirëpritur te West Ham, ndërsa me të kemi biseduar edhe për këto ndeshje.

Gjashtë ndeshje dhe 4 gola, si ndjeheni?

Jam i lumtur për formën time, ndjehem shumë mirë dhe shpresoj që edhe ndaj Shqipërisë të kem këtë formë.

Goditjet standarde, mendoni se është një opsion më shumë për të mundur Shqipërinë?

Çdo moment duhet vlerësuar, por ne do të fokusohemi te loja jonë, sepse nuk mund të mendosh të fitosh një ndeshje vetëm me goditje standarde. Nëse ndodh atëherë do të na ndihmonte më shumë.

Për çfarë rezultati keni ardhur?

Sinqerisht e them, në Tiranë kemi ardhur për të fituar. Në Pragë ne luajtëm për tre pikët, por gjërat nuk shkuan ashtu siç menduam ne, me Shqipërinë që gjeti golin e barazimit.

Me çfarë ju surprizojë Shqipëria në ndeshjen e parë dhe a e keni studiuar kundërshtarin që në kohët e fundit ka shënuar shumë nga distanca?

Shqipëria e tregoi kualitetin edhe në fushën tonë. Kanë një skuadër shumë të mirë, kanë lojtarë që luajnë në kampionatet më të rëndësishme të Europës, por kjo na motivon më shumë. Sa u përket golave nga distanca, mendoj se nuk do të jetë problem sepse disponojmë një portier shumë të mirë.

Çfarë mendoni për stadiumin Air Albania?

Stadiumi është vërtet shumë i bukur, ju përgëzoj, ndërsa mendoj se atmosfera që do të krijohet, ne duhet ta kthejmë në favorin tonë?

Transfertat nuk janë pika e fortë e Çekisë, si e shihni këtë përballje?Atmosferën ne dimë, e vlerësojmë dhe bësoj se pavarësisht se luajmë në transfertë, ne do të bëjmë gjithçka për të marrë maksimumin. Ndeshja me Shqipërinë na motivon shumë. Ne jemi këtu për të marrë një rezultat të mirë dhe nuk futemi me idenë e barazimit.”

Shqipëri-Republikë Çeke, sfidë e vlefshme për kualifikueset e EURO 2024 luhet këtë të enjte në “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45 dhe kjo përballje do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në “SuperSport 2”/Digitalb.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...