Tomas Soucek, autori i golit të Çekisë në barazimin 1-1 në Poloni, analizoi takimin e luajtur në Varshavë. Rezultati mban çekët në vendin e dytë në grupin që kryesohet nga Shqipëria.
Skuadra çeke mbyll fushatën eliminatore të Euro 2024 të hënën në mbrëmje. Kundër Moldavisë në Pragë, sfidë ku vendasit kanë në dispozicion dy rezultate për t’u kualifikuar në Gjermani.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Polakët dhanë gjithçka në fushë. Mendoj se pjesa e parë ishte e kujdesshme nga të dyja palët, askush nuk donte të pësonte.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Rishkruhet historia, Shqipëria në Europian!
- Ramadani, me heroin në fanellë: Arritje e madhe, kurrë nuk jam ndier kështu
- “Gjimshiti shembull”, Sylvinho: E kam për nder që jam trajner i Shqipërisë, ka pasion në punë tonë!
- Foto/ Armando Broja i bashkohet festës kuqezi: Jemi në Europian!
Në pushim folëm me njëri-tjetrin, u shprehëm se nuk duhej të humbitnim këtë ndeshje në asnjë lloj mënyre. Pasi duam të shkojmë në Euro 2024.
Dua t’i përgëzoj gjithë shokët për pjesën e dytë, luajtëm në mënyrë perfekte. Mund të shënonim edhe golin e fitores, por nuk duhet të harrojmë që Polonia ka një ekip të fortë. Pavarësisht formës që po kalojnë.
Tani le të fitojmë ndaj Moldavisë. Unë kam shumë besim se të hënën do fitojmë dhe do të kualifikohemi në Gjermani 2024.
Dëmtimi? Nuk mund ta braktisja skuadrën në ato momente, shokët kishin nevojë për mua”, theksoi kapiteni i kombëtares çeke, pjesë e West Ham në Premier League.
