Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Tani është shumë vonë, Lukakun e refuzon Lautaro dhe pjesa tjetër e skuadrës së Inter

Romelu Lukaku ka mbetur i vetëm në kryqëzim. U duk se belgu ishte pranë transferimit te Juventus, madje për t’u bashkuar me bardhezinjtë tradhtoi edhe Interin duke harruar deklaratat e dashurisë për klubin zikaltër.

Para disa ditëve, sulmuesi nuk i përgjigjej në telefon miqve të tij te Inter, por tashmë që Juventus e ka zbehur interesin për Lukakun, 30-vjeçari po provon të afrohet me zikaltërit. Por, këtë herë ata që nuk përgjigjen në telefon janë njerëzit e Inter, presidenti Zhang, por edhe ish-shokët e Lukakut janë kundër rikthimit të sulmuesit. Madje, ai që udhëheq dhomat e zhveshjes kundër rikthimit të belgut është Lautaro Martinez.

Lexo edhe: 

Argjentinasi ishte një mik i ngushtë i Lukakut, por tashmë situata është përmbysur dhe Lautaro është zhgënjyer tejmase nga sjellja e belgut, aq sa nuk ka më vend për një pajtim. Lukaku dhe Inter nuk mund të bashkohen sërish, e duket se e vetmja paqe për lojtarin është një transferim në Arabinë Saudite.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...