Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Ten Hag nën presion, pozitat te United kanë nisur të lëkunden!

Pozicioni i Erik ten Hag, si trajner i Manchester United është i pasigurt, me klubin që ka nisur të vlerësojë një pasues të mundshëm për holandezin, sic raportojnë mediat britanike. Skuadra e tij pësoi humbjen 10-të në kampionat në fundjavë, një disfatë 2-1 nga Fulham që i ka ata 8 pikë pas Aston Villa-s që mban vendin e katërt, dhe të fundit që siguron një biletë për në Champions.

Pas një sezoni pozitiv në vitin e tij të parë në drejtim, Ten Hag u përball me presionin kur United doli nga Europa duke përfunduar në vendin e fundit në grupin e Champions League, teksa pësoi edhe një disfatë të rëndë 3-0 në shtëpi në Carabao Cup nga Neëcastle. Gjithsesi trajneri dhe skuadra e tij gjeti kthesën me 4 fitore radhazi, para se gjërat të përkeqësoheshin sërish, dhe tani sipas Manchester Evening News, ish trajneri i Ajaksit mund ti ketë orët e numëruara pasi aksioneri i ri Sir Jim Ratcliffe po kërkon të adresojë problemet e shumta të klubit.

Lexo edhe:

Në komentet e tij javën e kaluar Ten Hag u shfaq i sigurt se kishte besimin e Ratcliffe që duke parë numrin e shumë të trajnerëve që kanë dështuar te United që pas largimit të Ferguson mendonte se ishte më tepër një problem ambienti, por 54 vjecari e di se për të siguruar mbështetjen e drejtuesve duhet që të sigurojë vendin e katërt në klasifikim. Trajneri i Brighton Roberto De Zerbi, që është përfolur edhe për postin e trajnerit të Liverpool në fund të sezonit, është në radarët e United, me italianin që është përfolur edhe se mund të zëvendësojë Guardiolën te City.

Media të ndryshme bëjnë të ditur se emisarë të United kanë kërkuar të dinë edhe mbi situatën e Simone Inzaghit te Inter. Ratcliiffe ndërkohë nuk po humbet kohë për të zëvendësuar kastën drejtuese të United, teksa pas emeërimit të shefit ekzekutiv Omar Barreda po kërkon të marrë nga Neëcastle drejtorin sportiv Dan Ashworth.

Lexo edhe:

Mundësia e vetme e klubit për të siguruar trofe këtë vit është FA Cup, ku do të takohen me Nottingham Forest këtë të mërkurë. Një përballje intriguese duke qenë se Ten Hag humbi 2-1 në kampionat përballë skuadrës së Nuno Espirito Santo, teksa pas impenjimit në Kupë e pret derbi i Manchesterit të dielën, dy sfida që mund ti japin drejtim udhëkryqit në të cilin ndodhet tekniku holandez.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...