Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Fitore madhështore e Hungarisë, serbët thyhen në Budapest

Hungaria arrin një fitore të madhe përballë Serbisë, teksa Italia dhe Danimarka bëjnë detyrën në shtëpi. Skuadra hungareze triumfoi 2-1 në një përballje të “çmendur” në “Puskas Arena” të Budapestit.

Ku nuk munguan traversa dhe shtylla në dy raste, teksa VAR-i anuloi edhe dy gola të skuadrës udhëtuese në pjesën e dytë të takimit.

Lexo edhe: 

Varga dhe Sallai (eurogol) realizuan golat e fitores për Kombëtaren e drejtuar nga italiani Rosi. Sukses ky që e ngjit Hungarinë në krye të grupit G me 13 pikë.

Ndërkohë, serbët, të cilët humbën edhe në Beograd, duhet të presin ende për të thyer Hungarinë në një ndeshje zyrtare.

Nga ana tjetër, Italia mposhti 4-0 Maltën në Bari, falë golave të bukur të Bonaventurës, Berardit (2x) dhe Frattesit.

Feston edhe Danimarka, që triumfoi 3-1 kundër Kazakistanit. Wind dhe Skov (2x) shënuan për skuadrën nordike, teksa golin e nderit për kazakët e realizoi Vorogovskiy.

 

Hungari-Serbi 2-1 (Varga 21′, Sallai 34′ / Pavlovic 33′)

Përfundon ndeshja në “Budapest Arena”, festë e madhe e lojtarëve dhe tifozëve hungarezë.

 

72′ Shans i artë për vendasit për të mbyllur takimin, por Bendeguz Bolla bën më të vështirën, gjuan jashtë.

 

71′ Dy shtylla të njëpasnjëshme nga Aleksandar Mitrovic dhe Strahinja Pavlovic. Serbët nuk u besojnë syve.

 

67′ Shpëton skuadra serbe. Gjuajtje e bukur me kokë e Barnabas Vargas, topi ndalet në traversë.

 

53′ Tjetër gol i anuluar për serbët. Nuk ka festë për Mitrovic, pasi pozicioni i Dusan Tadic është i parregullt.

 

51′ Aleksandar Mitrovic shtyn topin në rrjetë, anulohet goli për pozicion të parregullt të Sergej Milinkovic-Savic. 

 

34′ Goooooooool! Festa e skuadrës udhëtuese zgjat pak sekonda. Sulmuesi i Freiburgut, Roland Sallai shënon një supergol. Hungaria rikthehet në avantazh. 

 

33′ Strahinja Pavlovic realizon me kokë. Barazohet ndeshja në “Puskas Arena”. 

 

21′ Gooooooooooool! Hungaria në avantazh. Asist nga Loic Nego, finalizim i bukur i 28-vjeçarit Barnabas Varga.

 

Itali-Maltë 4-0 (Bonaventura 23′, Berardi 45+1′, 63′, Frattesi 90+3′)

90+3′ Davide Frattesi kompleton suksesin me “poker” të kampionëve në fuqi të Europës.

 

63′ Italia shënon edhe golin e tretë, i dyti personal për Domenico Berardin.

 

45+1′ Tjetër gol i bukur i Italisë. Domenico Berardi dërgon shifrat në 2-0.

 

23′ Eurogol i Jack Bonaventurës, Italia kalon në avantazh.

 

5′ Gianluca Mancini gjuan me kokë pas krosimit nga goditja e këndit, topi përplaset në traversë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...