Fitore jo pa vështirësi për Ukrainën, ndërkohë që festojnë edhe Finlanda e Armenia në ndeshjet eliminatore të Euro 2024.
Ukraina mposhti 1-0 Maltën, sfidë që u zgjidh nga goli me penallti i Viktor Tsygankov (72’), teksa Yarmolenko kishte humbur një penallti më parë.
Suksesi i dytë radhazi dhe 6 pikë në grupin C për Ukrainën, aty ku bëjnë pjesë edhe Anglia (9) dhe Italia (3).
Lexo edhe:
- VIDEO/ I shënoi Moldavisë në “Air Albania”, lojtari “kuqezi” kërkohet nga Bologna
- Shënoi 12 gola në 29 ndeshje, Shpendi tërheq vëmendjen e Juventus
- VIDEO/ Realizimi spektakolar i Asanit zgjidhet goli i raundit të tretë të kualifikueseve EURO 2024
- Zyrtare/ Kristi Qose gjen skuadër të re, por qëndron në Sllovaki
Finlanda nuk u përmbajt përballë San Marinos, rival të cilin e mposhti 6-0. Daniel Hakans ishte më i miri i takimit me 3 gola.
Me këtë fitore, kombëtarja nordike është ngjitur në krye të grupit H me 9 pikë. Tri pikë të rëndësishme siguroi edhe Armenia pas fitores 2-1 ndaj Letonisë.
Triumf që erdhi falë një penalltie të Tigran Barseghyan në minutat shtesë të sfidës. Formë e mirë e armenëve, që tri ditë më parë mposhtën edhe Uellsin në transfertë (2-4).
