Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Kristensen shënon në portën e tij, Roma pëson dy gola në “Dall’Ara”

Roma kthehet pa pikë nga Bologna, ku pësoi humbjen e pestë sezonale në Serinë A. Në “Dall’Ara” verdhkuqtë e patën të pamundur të shënonin qoftë një gol në mungesë të Lukakut, Dybalas dhe Zalewskit, që mungonin për arsye pezullimi dhe dëmtimi.

Skuadra e drejtuar nga Tiago Motta u shfaq më e qartë në lojën e saj, duke konkretizuar dy herë në portën e Romës.

Në minutën e 37-të realizoi Moro, pas një kundërsulmi të shpejtë të vendësve, ndërsa në të 49-tën Kristensën shënoi në portën e tij.

Me këtë fitore Bologna ngjitet në vendin e katërt me 28 pikë, duke kapërcyer plot tri skuadra në renditje, përfshirë dhe Romën.

Lexo edhe: 

Golat:

Roma e mbyll me humbje pjesën e parë të ndeshjes me Bolognan në transfertë. Në minutën e 37-të, Moro përmbylli me gol një kundërsulm të shpejtë të  vendësve, duke përfituar edhe nga rreshtimi i gabuar i mbrojtjes verdhekuqe, 1-0.

Pëson golin e dytë Roma pak minuta pas nisjes së pjesës së ditë. Kristensen kapet në kundërkohë në tentativë për të shmangur golin, duke e dërguar topin në rrjetën e portës së verdhekuqve. Autogol klasik, 2-0.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...