Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Portugalia e sigurt drejt Euro 2024, Kroacia fiton me pesë gola

Portugalia ecën e sigurt drejt Euro 2024 teksa luzitanët nuk gabuan në transfertë ndaj Sllovakisë duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1. Vendimtar për Portugalinë ishte goli i Bruno Fernandes në pjesën e parë të takimit. Mesfushori i Manchester United shënoi një gol mjaft të bukur teksa realizoi edhe pse në një kënd të prirët.

Pas këtij trepikëshi, Portugalia mban vendin e parë në grupin J duke e udhëhequr atë me 15 pikë të plota pas pesë ndeshjesh. Në vendin e dytë renditet pikërish Sllovakia me 10 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Kroacia mposhti me rezultatin e thellë 5-0, Letoninë. Ballkanasit e zgjidhën ndëshjen që në pjesën e parë ku shënuan tre gola me (Petkovic, Ivanusec, Petkovic) ndërsa në fraksionin e dytë e thelluan fitoren edhe me dy gola të tjerë (Kramaric, Pasalic).

Pas kësaj fitoreje, Kroacia renditet në vendin e dytë në grupin D me shtatë pikë teksa ndjek Turqinë me 10 pikë, por këta të fundit kanë luajtur dy ndeshje më shumë se Kroacia.

Sakaq, Bosnje-Hercegovina mposhti 2-1, Liechtenstein, Skocia mposhti 0-3 Qipron, Luksemburgu mposhti 3-1 Islandën dhe Turqia barazoi 1-1 me Armeninë.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...