Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Ronaldo realizon dopietë, Al Nassr-Al Ahli mbyllet me shtatë gola

Al Nassr fiton minimalisht ndaj Al Ahli në një sfidë që dhuroi shtatë gola.

Skuadra e Cristiano Ronaldos mori fitoren 4-3, ndërsa diktoi ritmin gjatë gjithë ndeshjes.

Lexo edhe:

Sfida u zhbllokua në minutën e 4’ me Ronaldon që kaloi vendasit në avantazh pas asistit të Mane.

Në minutën e 17’ i asistuar nga Laporte, Talisca shënoi golin e dytë për ekipin e tij.

Al Ahli tentoi të reagojë dhe rihapi sfidën me Kessie, që shënoi për miqtë në minutën e 30’.

Megjithatë në minutën e 45+6’ Talisca gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, duke realizuar golin e tretë për Al Nassr.

Në pjesën e dytë, më saktë në minutën e 50′ Mahrez shënoi golin e dytë për miqtë, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Cristiano Ronaldo dhe Al Nassr reaguan shpejt dhe në minutën e 52′ portugezi realizoi golin e katërt për skuadrën e tij.

Në minutën e 87’ Al Brikan shënon golin e tretë për miqtë, por në fund ishin vendasit at që triumfuan.

Pas javës së shtatë të Saudi Pro League, Al Nassr renditet në vend të pestë me 15 pikë,ndërsa Al Ahli që ka po 15 pikë renditet në vend të gjashtë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...