Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Villarreal ruan ritmin pozitiv dhe zhyt më thellë në krizë Granadan

Villarreal shkatërron me pesë gola Granada-n, duke mbajtur ecurinë pozitive dhe njëkohësisht duke zhytur më keq në krizë skuadrën e Medina-s.

Sfida e luajtur në “Estadio de la Ceramica” u mbyll me rezultatin 5-1, me vendasit që i shfrytëzuan më së miri rastet që krijuan.

Takimi u zhbllokua në minutën e 7’ me Sorloth që nisi episodin e golave për ekipin e Villarreal, ndërsa në minutën e 19’ po ai shënoi golin e dytë për vendasit.

Pjesa e parë u mbyll me tre gola, me Capoue që trefishoi avantazhin e skuadrës së tij me golin e realizuar në minutën e 32’. Fraksioni mbyllës solli edhe tre gola të tjerë, dy nga vendasit dhe një nga miqtë.

Guedes bëri “poker” për skuadrën e Marcelino-s, me golin e shënuar në minutën e 47’, teksa Sorloth realizoi golin e pestë për Villarreal dhe të tretin personal në minutën e 66’.

Lexo edhe:

I vetmi rast që u konkretizua në gol nga Granada ishte i Corbeanu-s në minutën e 90+1’. Pas kësaj përballjeje Villarreal renditet në vend të 12-të me 32 pikë, teksa Granada në vend të 19-të me 14 pikë.

Sa i përket sulmuesit të kombëtares shqiptare të futbollit, Myrto Uzuni e nisi këtë sfidë nga minuta e parë, por nuk mundi të linte gjurmë.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...