Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

West Ham përshëndetet me Rice, presidenti: Krenar për rolin e klubit në rritjen e mesfushorit

Declan Rice nuk është më një lojtar i West Ham United teksa tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi i vetë klubit nga Londra. Mesfushori pritet të zyrtarizohet në orët pasardhëse si lojtari më i ri i Arsenalit në një transfertë që do të kapë një shifër rekord prej 120 milionë euro. Në njoftimin e klubit të West Ham theksohet se 24-vjeçari ishte lojtari thelbësor që udhëhoqi skuadrën në triumfin e Conference League këtë sezon.

“West Ham konfirmon se Declan Rice do të largohet për një shumë rekord në Britaninë e Madhe. 24-vjeçari largohet pas 245 prezencave me Hammers dhe paraqitja e tij e fundit është ajo në finalen e Conference League ku ngriti lart Kupën duke ndihmuar klubin të rikthehej te një trofe pas plot 43 vitesh.

Rice u bë kapiteni i West Ham në vitin 2022 duke trashëguar shiritin e Mark Noble dhe sezonin e fundit e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme. Rice është pjesë e kombëtares së Anglisë duke debutuar me “Tre Luanët” në marsin e vitit 2019, duke koleksionuar deri tani 43 ndeshje”, shkruhej në komunikatën e West Ham teksa bie në sy fakti se nuk përmendet destinacioni i radhës për Rice edhe pse tashmë dihet që mesfushori do të jetë pjesë e Arsenal.

Lexo edhe:

Ndërkohë, për Rice foli edhe presidenti i West Ham, David Sullivan i cili theksoi se klubi kërkoi ta mbante, por ishte dëshira e lojtarit për t’u larguar ndërsa shtoi se është krenar për rolin që klubi i tij ka pasur në karrierën e mesfushorit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...